Aktualitet

Mijëra euro dhe drogë, arrestohet shqiptari në Greqi, bashkëpunëtori i tij shpallet në kërkim

Loading...

GREQI– Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar 31-vjeç, i cili akuzohet për trafik droge dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, 47-vjeç.

Mediat lokale shkruajnë se arrestimi ndodhi në zonën e Patras dhe se janë sekuestruar rreth 16 kg kanabis të papërpunuar, e 2 kg të përpunuar.

Loading...

Nuk bëhen me dije identitetet e dy personave të përfshirë në trafikun e drogës ndërkohë që mësohet se në banesën ku jetonte shqiptari janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu: 30 mijë euro, dy peshore elektronike, tre thika dhe materiale për paketimin e drogës.

(f.m/dosja.al)

The post Mijëra euro dhe drogë, arrestohet shqiptari në Greqi, bashkëpunëtori i tij shpallet në kërkim appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani