Aktualitet Lajme

Mihal Kokëdhima kërkon lirimin nga burgu: “Jam i sëmurë nga zemra, tani që lokali u prish s’ka rrezik”

Loading...

Mihal Kokëdhima është pronari i ish restorantit Panorma, që dhunoi turistët spanjollë. Së fundmi, ai ka kërkuar gjatë seancës gjyqësore në Vlorë që të lirohet nga qelia.

Përfaqësuesi i akuzës, Saimir Smaka, ka rrëzuar kërkesën e Kokëdhimës. Raportohet se Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku ndodhet prej muajit gusht.

Ai ka disa raporte mjekësore të disa kohëve më parë nga spitali i Janinës. Në to, mjekët kanë konstatuar se Mihali vuan nga një zgjerim i aortës së zemrës.

Loading...

Për këtë shkak, ai ka kërkuar që nga masa “arrest me burg”, të kalohet në një më të lehtë. Këto raporte mjekësore avokati i Mihal Kokëdhimës ia ka paraqitur gjyqtares Esmerilda Habili.

Ai ka thënë se klientit të tij i rrezikohet jeta në burg. Ndërkaq, Kokëdhima në gjykatë a thënë se tani s’ka asnjë rrezik për shoqërinë pasi lokali iu prish dhe nuk ka si të bjeri më në konflikte me të tjerët.

The post Mihal Kokëdhima kërkon lirimin nga burgu: “Jam i sëmurë nga zemra, tani që lokali u prish s’ka rrezik” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani