Aktualitet

Meta s’e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave, reagon Skënder Gjinushi

Loading...

Tiranë- Pas mos-dekretimit si kreu i Akademisë së Shkencave nga Presidenti Ilir Meta,  ka reaguar  edhe Skënder Gjinushi. Ai është shprehur se vendimi i Metës është një dekret nul.  “Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul. Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhjet”. ”, kështu është shprehur Gjinushi për Report Tv.

Theksojmë se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur forcën e dekretit për të refuzuar emërimin e tij në këtë post. Me një dekret presidencial, Meta jep edhe arsyet pse sipas tij, ka bërë këtë refuzim. Meta thotë se procesi i zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka qenë me probleme, dhe në momentin e zgjedhjes, Gjinushi ishte kryetar Partie.  Gjinushi është zgjedhur kryetar i ASH më 24 maj, ndërkohë që largimi nga partia rezulton në datën 5 qershor, duke shkelur kështu ligjin për zgjedhjen e kryetarit të ASH.

J.V/Dosja.al

The post Meta s’e dekretoi në krye të Akademisë së Shkencave, reagon Skënder Gjinushi appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani