Politike

Meta, mesazh Ramës e Bashës

Loading...

Presidenti Ilir Meta thotë se data 17-18 Tetor është tepër e rëndësishme për vendin, pasi do të jetë momenti kur Bashkimi Europian do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave.

Në një reagim në rrjete sociale, kreu i shtetit shkruan: “Të dashur qytetarë, 30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë”.

Ndaj thotë Meta më tej “nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër”.

Presidenti u bën thirrje palëve që t’i krijojnë mundësi shqiptarëve që të votojnë më 13 Tetor, datën e vendosur prej tij për zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe atë për Presidentin.

“Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor. Koha është tani! Në 19 tetor do të jetë shumë vonë”, e mbyll Meta reagimin e tij./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani