HI TECH

Mesazhet që dërgohen si pëshpërimë drejt e në vesh

Loading...

Kërkuesit në universitetin amerikan “MIT” (Instituti i Teknologjsië së Masaçusetit) kanë arritur të përdorin rrezet laser që të dërgojnë mesazhe në formë pëshpërime drejt një personi, pak metra larg, pa mundur që ta dëgjojnë të tjerët që janë të pranishëm.

Për të arritur këtë, shkencëtarët kanë përdorur efektin fotoakustik: avulli i ujit që ndodhet në ajër, thith dritën dhe formon valë zanore.

Rrezet laser kanë arritur të përcjellin një tingull me 60 decibel, që i bie të jetë i barabartë me zërin e një bisede në sfond, në restorant, nga tryezat e tjera. Kjo metodë ka arritur ta dërgojë zërin në një distancë prej 2.5 metrash.

Një teknikë tjetër ka modifikuar fuqinë e rrezeve të laserit për të koduar një mesazh, që më pas prodhon një tingull më të heshtur, por më të shqueshëm. Kjo metodë është përdorur për të përçuar muzikë, fjalime të regjistruara, me volum zëri të barabartë me atë të një bisede normale mes dy personazh.


Top Channel

Marre nga Top Channel

Loading...
SuperDyqani