Lajme

Merruni me b*let tuaja! –

Loading...


I ftuar në “Open” me Eni Vasilin përmes një lidhje direkte nga selia blu, ish-deputeti Ervin Salianji ka folur pas protestës së sotme duke u shprehur se opozita ka arritur qëllimin e saj sepse, sipas tij, Edi Rama është tërhequr dhe po pranon dialog me PD-në, duke shtuar se deklaratat ndërkombëtare tregojnë vlerësim për opozitën dhe drejtuesit e saj.

“Rama është drejt rrëzimit. Ne nuk prisnim që të nisnim marshimin dhe të rrëzohej Rama. Do të presim deri në 30 qershor dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Sot Edi Rama na ka shtrirë dorën për dialog, kur deri dje kishte arrogancë”.

Mirëpo, gjatë diskutimit një situatë e pakëndshme ka ndodhur midis Salianjit dhe Alfred Pezës, kur sapo nisi të flasë për protestës, ish-deputeti u ndërpre nga analisti Alfred Peza, i cili e ngacmoi për çështjen “Babale” dhe paraqitjen e tij në gjyq.

“Shiko “Babalen”. Me Babalen je mësuar ti”, tha Peza.

Ndërsa Salianji iu përgjigj ashpër duke thënë: “Po të jem në studio të them edhe më shumë. Të iku ministri ty! Ju merruni me b*let tuaja”.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani