Aktualitet Lajme

Merr fund rinumërimi i votave në Lezhë/ KQZ: “Ka më shumë vota se zgjedhës”

Loading...

Ka marrë fund rinumërimi i votave nga KQZ për kutitë e votimit në 11 qendrat e votimit në Bashkinë e Lezhës.

Ishin 4 grupe që numëruan votat për 2 orë. Në fund të këtij proçesi, kreu i KQZ, Klement Zguri, tha se janë identifikuar më shumë vota në kuti se sa numri i zgjedhësve.

Loading...

“Janë gjetur më shumë vota në kuti se numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë. Kjo është një shkelje e rëndë”, ka thënë Zguri.

“U vërejtën dy moskorrektësi, në një QV kandidati Eduard Ndocaj ka marrë një votë më shumë nga rezultati i deklaruar, në një rast tjetër 3 vota më shumë nga rezulatati i deklaruar”, është shprehur avokati i Aleancës Konservatore Albania.

“Vërej me dhimbje se subjektet zgjedhore e kanë kthyer në farsë të drejtën për ankimim”, tha Zguri.

The post Merr fund rinumërimi i votave në Lezhë/ KQZ: “Ka më shumë vota se zgjedhës” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani