Lajme

Meksikë, zbulohen varre masive në Jalisko, dyshohen se janë pasojë e krimit të organizuar

Loading...

Tridhjetë e pesë kufoma u gjetën këtë javë në tre varre masive sekrete në shtetin meksikan të Jaliskos, një nga më të goditurit nga bandat e dhunshme të krimit të organizuar.

Loading...

Megjithatë, sipas autoriteteve, ky numër mund të rritet pasi kërkimet vazhdojnë.

Mbi 40 mijë njerëz mungojnë sot në Meksikë, një vend i përfshirë nga vala e dhunës që lidhet me kartelet e drogës. Dhuna u përshkallëzua kur presidenti i atëhershëm Felipe Calderon shpalli të ashtuquajturën “luftë kundër drogës” në vitin 2006, duke aktivizuar ushtrinë për të luftuar kartelet. Që atëherë, rreth 250 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë.

Një studim i kohëve të fundit, i bërë nga një grup prej shtatë gazetarësh amerikanë dhe meksikanë, identifikoi rreth 2 000 varre masive të fshehta.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani