Aktualitet

Mediet italiane: Partitë opozitare ende në rrugët e Tiranës, zjarr e molotov kundër qeverisë

Loading...

TIRANË- Protesta e djeshme e partive opozitare, kanë tërhequr vëmendjen e medieve italiane.

Sipas medieve italiane protesta e djeshme në Tiranë u shoqërua me incidente, ku opozita e qendrës së djathtë shqiptare, e udhëhequr nga Lulzim Basha, edhe një herë ka dalë në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama dhe formimin e një qeverie kalimtare për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

Shishe, bojë dhe bomba, gaz lotsjellës u hodhën nga protestuesit kundër qeverisë dhe atij të parlamentit, me të cilin po përballen.

Rreth 1500 forca janë mobilizuar për demonstratën e djeshme. E gjithë zona rreth ndërtesës së qeverisë ishte e rrethuar, ndërsa një kordon policor është vendosur para hyrjes kryesore të ndërtesës, dera e së cilës është “blinduar” me pllaka metalike në vend të xhamit. Protesta e djeshme është dymbëdhjetë e organizuar nga opozita që nga shkurti pas vendimit të saj për të lënë parlamentin, duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të saj.

(a.m.dosja.al)

The post Mediet italiane: Partitë opozitare ende në rrugët e Tiranës, zjarr e molotov kundër qeverisë appeared first on .

Marre nga

Loading...