KOSOVA

Mediat pashmangshëm pjesë e manipulimit, i kërkoj falje publikut –

Loading...

23:41, 16 Maj 2019

Deputetja Flora Brovina sot gjatë ditës ka shfaqur një fotografi në të cilën sipas saj shihej një grua duke u përdhunuar nga disa ushtarë serbë.

Më vonë u raportuar se kjo fotografi mund të mos jetë origjinale dhe se i përket një filmi me pamje për të rritur.

Gazmend Syla, drejtori i Informacionit në , ka thënë se nga ky rast janë manipuluar edhe mediat.

“Nëse një deputete e cila është prej ditës së parë deri sot në Kuvend dhe tregon se kjo është dëshmi, atëherë kujt i shkon mendja të dyshojë që nuk është ashtu. Aq ma shumë një Flora Brovina që është e përfshirë në të gjitha zhvillimet politike”, ka thënë Syla në edicionin special të lajmeve në .

“Ne gabuam, nuk e ndoqëm parimin e parë atë të verifikimit të lajmit – nuk e verifikuam fotografinë”.

Loading...

“Por, dilema jonë ka qenë a mund të tregohet fotografia ashtu qysh e tregoi deputetja, apo duhet të censurohet, por edhe ne u mashtruam si është mashtruar ajo”.

Syla tha se publikimi i asaj fotografie mposhti edhe debatin që po zhvillohej në Kuvend.

“Krejt Kosova u morr me këtë punë. Nuk patë njeri të gjallë që nuk është shqetësuar nga kjo fotografi”.

“Ndoshta zonja Brovina e ka pasur qëllimin dhe idenë e mirë. Por dokumenti i atij krimi është bërë më një provë false”.

“A duhet të kërkojmë falje ne? Unë i kërkoj falje publikut, ngjarja ka qenë duke ndodhur dhe ishte e pamundur të identifikohej kjo farë pune. Kurrkujt nuk i ka shkuar në mendje me thanë se ajo fotografi është false”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani