Aktualitet Lajme

Mediat greke: “Rama, një vllah që do krjimin e Shqipërisë së Madhe”

Loading...

Në një shkrim të fundit, media greke “Tribune” ka komentuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai po përgatit projektin e Shqipërisë së Madhe.

Sipas kësaj medie, Rama në një intervistë për Tv Pink në Serbi, u shpreh se:  “Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”.

“Rama nuk shpjegoi se përse këta vëllezër flasin dialekte të ndryshme dhe përse nuk mund të bashkohen”, thuhet më tej në artikull.

Pra, si mund të bashkohen me njëri-tjetrin nga njëra anë shqiptarët dhe nga ana tjetër kosovarët? Dikush po iu thotë kosovarëve se ata janë shqiptarë’. Nëse e kujtojmë mirë, dardanët kanë tjetër histori nga shqiptarët.

Edi Rama është një vllah, familja e tij është ortodokse, kurse më vonë tha se është kthyer në një katolik romak. Pra një vllah që flet për Shqipërinë e madhe. Ai tha se dëshiron një Ballkan pa kufi, që do të hapte rrugën për krijimin e Shqipërisë së madhe”, thuhet në artikullin grek.

The post Mediat greke: “Rama, një vllah që do krjimin e Shqipërisë së Madhe” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...