Aktualitet

‘Me një gotë verë në dorë’, Meta bëhet nostaligjik, tregon shkarkimin e Thoma Gëllçit: U bë sherr i madh (Thumbi për Braçen)

Loading...

TIRANË-28-vjetori i themelimit të gazetës “Koha Jonë”, ka bërë bashkë figura të njohura të medies shqiptare, por edhe politikanë.

Në drekën e organizuar nga “Koha Jonë”, i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili me një gotë verë në dorë ka marrë mikrofonin dhe ka treguar historinë se si do të shkarkohej nga detyra si kryeredaktor si gazetës “Zëri i Popullit”, Thoma Gëllçi.

Në rrëfimin e tij, Meta ka treguar me detaje të gjithë momentin duke mos lënë pa ironizuar edhe zv.kryeministrin aktual Erion Braçen, por pa i përmendur emrin. 

Rrëfimi i Metës ka sjellë të qeshura mes kolegëve gazetarë dhe polikanë, madje edhe tek vetë Gëllçi. 

Rrëfimi i plotë i Metës: 

“ ’92-’97 ishte një kohë tjetër… e jashtëzakonshme. Thomai ishte kryetar grupi dhe shoqërohej vazhdimisht me kryetarin e PS. Ngaqë rrinin bashkë aty bëhej faqja e parë. Dhe në faqën e parë vihen zakonisht titujt: Takoi përfaqësuesin këtu, bëri këtë këtu. Edhe vendosi tani të hiqte Thomain para zgjedhjeve. Mendoj që të lirohet nga detyra Thomai si kryeredaktor i Zërit të Popullit. Edhe ngjitemi ne, diskutojmë ne. Dhe mendojmë si do t’i themi ne këtij ik ti tani. Kuptohet tani situata. Lajmërohet Thomai, unë i them të mos e pranojë shkarkimin. I them një gazetari të vogël me pantallona të shkurta që tani është bërë i rëndësishëm në qeveri (nënkupton Erion Braçen.) E nejse mblidhemi ne dhe i themi do të japësh dorëheqjen se do vijnë ata për zgjedhjen. Thotë Thomai: Po pse ça më dini mua, dezertor?  Thotë Thomai kam shkelur këtë të partisë, kam bërë këtë, kam bërë atë. Edhe i thotë një person: Dëgjo profesorin se bën mirë të largohesh. Jo andej, jopo këtej u bë sherr i madh. Në mbledhje kryesie ne, del drejtori dhe thotë nuk bëhet kjo se ka të drejtë Thomai. Nejse shpëtoi Thomai. Edhe i vete Thomai këtij shokut tonë në zyrë dhe i thotë hapi letrat. Po me letrat e mia ç’kërkon o Thoma? “Të pyeta o Thoma se letrat e mia të shpëtuan,”- i thotë ai. I kthehet Thomai: Pse? “Se i kisha bërë letrat mirë që të mbajtën, po të kishte shkelje do të kishin hequr”,-ia ktheu ai?

k.m & a.s/ Dosja.al

The post ‘Me një gotë verë në dorë’, Meta bëhet nostaligjik, tregon shkarkimin e Thoma Gëllçit: U bë sherr i madh (Thumbi për Braçen) appeared first on .

Marre nga

Loading...