Lifestyle

Më mirë një seks i sigurt se një fëmijë i tillë –

Loading...



Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi, një video ku dy adoleshentë dhunonin dhe tallnin bustin e artistit të ndjerë, Françesk Radit. Menjëherë pas këtij veprimi të pahijshëm artistë të shumtë reaguan në lidhje me ngjarjen, përfshi këtu edhe Elton Dedën

Por, sigurisht që një ngjarje e tillë nuk mund të anashkalohej dhe nga mbesa e Françeskut, Rozana Radi. Përmes një postimi të gjatë ajo bën thirrje që të merren masa të rrepta ndaj dy djemve dhe t’i verë para përgjegjësisë.

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshente dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris neser fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para te paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do ti identifikoje autorët “ te cilët do te vihen përpara përgjegjesisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshente e ti pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha as shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkollë merrte këtë kitarrë që ju po përpiqeni t’ja hiqni nga duart dhe këndonte. E interrnuan, e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarren nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyre t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë xhest familjarët tuaj?A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurtë ( më mirë një seks i sigurte se një fëmi i tillë )

I lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe ti venë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqipëtare!

Sot është dhunuar një vlerë publike.Nesër një tjetër e një tjetër…… Ju lutem të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun #mambroartistin”,- shkruan Rozana Radi në rrjete sociale.

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani