KOSOVA

Me Kadri Veselin ju keni pasur bashkëqeverisje, jo PSD-ja –

Loading...

22:27, 15 Maj 2019

Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Sejdiu, ka reaguar pas deklaratës së Avdullah Hotit i cili tha se në Kuvend kalojnë vetëm ato pikat që Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në.

Sejdiu tha se Hoti ka bërë edhe një përpjekje për ta maskuar paaftësinë e tij në sfidimin e qeverisë duke e sulmuar PSD-në.

“Paaftësinë e tij në bashkërendimin opozitar nuk mund ta maskojë me faktin se me Kadri Veselin ka pasur bashkëqeverisje Avdullah Hoti e jo Partia Socialdemokrate”.

“Sulmet ndaj PSD-së nuk e maskojnë as partneritetin e tij të djeshëm me Kadri Veselin dhe as paaftësinë e tij të sotme për ta sfiduar sot pushtetin e Kadri Veselit”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani