Sport

Mbyllen pjesët e para në tri ndeshje, në kryeqytet po zhvillohet minuta e 40-të

Loading...

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në tri ndeshje të elitës së futbollit kosovar që kanë filluar nga ora 16:00.

Takimi që e ka vëmendjen kryesore padyshim se është ai mes Llapit e Feronikelit që po zhvillohet në “Zahir Pajaziti”, e ku rezultati është 1-1, shkruan GazetaBlic.

Arbër Prekazi ka realizuar për mysafirët, para se Alidema të barazoi shifrat në minutën e 21-të.


Në Skenderaj, Drenica po avanson 1-0, ashtu si edhe Drita ndaj Flamurtarit në Gjilan.

Ndërkaq, në kryeqytet, dueli Prishtina-Trepça’89 ka filluar paksa me vonesë dhe momentalisht po zhvillohet minuta e 40-të. Rezultati është ai i fillimit, 0-0.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraskionin e dytë, kurse ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...