Sport

Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, befasi në Obiliq

Loading...

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të xhiros së 32-të në Superligë.

Gjilani po avanson 2-0 ndaj Lirisë me golat e Fiton Hajdarit dhe Keita Razak, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, Keku dhe Ferizaj po luajnë baras 1-1. Dardan Çerkini ka realizuar për mysafirët, ndërsa për “Elektricistët” ka shënuar Isa Eminhaziri.


Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se me këto dy ndeshje, do të mbyllet edhe xhiroja e parafundit e edicionit 2018/2019 në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...