Sport

Mbrojtësi i Chelseat: Do ta respektojmë vendimin e Hazardit

Loading...

Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicueta thotë se lojtarët do të respektojnë vendimin e Eden Hazard – nëse ai vendos të largohet nga klubi.

Azpilicueta këmbëngul se Hazard aktualisht është i fokusuar në finalen e Europa League kundër Arsenalit në Baku më 29 maj, përcjell GazetaBlic.

Hazard ka gëzuar një sezon tjetër të shkëlqyer në Stamford Bridge, por siç duket tani mund të largohet për të kaluar tek Real Madrid.


“Natyrisht se Eden është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ne arritëm këtu në të njëjtën kohë dhe natyrisht që duam që ai të qëndrojë me ne – por ne duhet ta respektojmë vendimin e tij”, tha Hazard për Sky Sports.

“Ai është një lojtar i Chelsea dhe mendja e tij është që të fitojë trofeun në Baku – dhe pastaj do të shohim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...