Aktualitet

Mbetjet urbane “pasurojnë” panoramën e ndotjes së Drinos, autoritetet “mbyllin sytë” ndaj fenomenit

Loading...

GJIROKASTËR- Niveli më i lartë i ndotjes është konstatuar në rrjedhën e lumit Drino, ku shkarkohen edhe kolektorët e ujërave të zeza të qytetit Gjirokastër. Pasojat janë të dukshme: ndotje, aroma kundërmuese dhe mikrobe masive kudo përreth zonës.

Ndotja e Drinos është kthyer në një problematikë ndër vite radhazi. 8 pika të shkarkimit të ujërave të zeza që janë nën administrimin e Ndërrmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Gjirokastër po derdhin çdo ditë mbetjet e tyre në shtratin e lumit Drino. E më konkretisht janë pikat e shkarkimit nga zona e SMT-së deri në zonën e Grehotit. Lajmi është dhënë nga inspektori i Sektorit të Inspektimit të Ujërave në këtë qytet, Arnel Gozhita, i cili tha se nevojiten impiante për trajtimin e ujërave të ndotur si e vetmja zgjidhje e përshtatshme, por një investimi i tillë është i papërballueshëm për Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, theksoi Gozhita.

E ndërsa, shkarkimi i ujërave të zeza nuk është i vetmi problem që po shkakton ndotjen e lumit Drino, por gjithashtu edhe hedhja e mbeturinave prej qytetarëve si dhe bizneseve pranë tij, po e shëndërrojnë Drinon në një pikë grumbullimi për mbetjet urbane. Referuar kësaj çështjeje, inspektori i ujërave Arnel Gozhita theksoi se nevojitet një ndërgjegjësim qytetar, si dhe bashkëpunim me policinë vendore dhe zyrat e urbanistikës për shmangien e një situate të tillë.

Por, me ardhjen e stinës së nxehtë të verës ndotja e lumit të Drinos dhe era kundërrmuese e tij po shqetësojnë jo vetëm për banorët, por ndikojnë edhe në largimin e tursitëve, të cilët vijnë çdo vit për të vizituar qytetin e gurtë dhe mijërvjeçar, për të shijuar bukuritë dhe njohur historinë shekullorë që bart që ky qytet.

A.S/ Dosja.al

The post Mbetjet urbane “pasurojnë” panoramën e ndotjes së Drinos, autoritetet “mbyllin sytë” ndaj fenomenit appeared first on .

Marre nga

Loading...