Aktualitet

Mbërrin në Rinas trupi i Major Tanushit, familjarë dhe ushtarakë shpërthejnë në lot

Loading...

TIRANË– Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni. Nesër në orën 10:00 deri në 12:00 do të zhvillohet ceremonia te Muzeu Kombëtar para se të përcillet Majori në banesën e fundit.

Familjar, miq, të afërm dhe personalitete të shtetit kanë shkuar në Rinas për të pritur turpin e pajetë të major Tanushit. Mes atyre që kanë shkuar në Rinas, është dhe djali i tij i vogël.

Pas cermonisë së pritjes në Rinas, trupi i majorit do të shkojë pranë familjarëve dhe nesër nga ora 10:00 – 12:00 do të zhvillohen tek Muzeu Historik Kombëtar homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe ceremonia shtetërore.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

Tanushi ndërroi jetë në spital, më datë 10 maj ndërkohë që trupi i nëntetares Hasanaj përcollej për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve.”

Të gjitha ambasadat shqiptarë në vende të ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Kosovë, Rumani, Turqi, Bullgari, etj, kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e Nëntetares Hasanaj dhe Major Ranushit.

The post Mbërrin në Rinas trupi i Major Tanushit, familjarë dhe ushtarakë shpërthejnë në lot appeared first on .

Marre nga

Loading...