Aktualitet

Maskat në protestë, flet Këlliçi: Shumë të rinj janë kërcënuar, ja pse i mbajnë

Loading...

TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, ka treguar arsyet se përse disa prej protestuesve mbajnë maska. 

Sipas tij, kjo ndodh për të mos u identifikuar pasi ka shumë të proceduar nga policia. Po ashtu ai thotë se shumë të rinjë kanë marrë telefonata duke u kërcënuar për të mos marrë pjesë.

“Nuk ka pse të ketë asnjë shqetësim. Duhet të kemi shqetësimin e njerëzve të infiltruar nga ministri i Brendshëm për akte dhune. Do të jetë një tubim marshim. Janë me mijëra qytetarë që janë përgjigjur në kohë rekord. Duke qenë se kemi pasur një numër rekord persona të proceduar, ka shumë të rinj që mbajnë maska për të mos u identifikuar, por të jeni të bindur që nuk do të ketë asnjë akt dhune. Shumë të rinj kanë marrë telefonata duke u kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë”, tha Këlliçi. 

Loading...

Kujtojmë që në protestën e djeshme, por edhe në atë të zhvilluar sot, disa prej protestuesve mbanin maska për të mos u identifikuar. Disa prej tyre kanë sulmuar Kryeministrinë, Kuvendin dhe Drejtorinë e Policisë me bomba molotov, shashka e kapsolla. 

(B.B/ Dosja.al)

The post Maskat në protestë, flet Këlliçi: Shumë të rinj janë kërcënuar, ja pse i mbajnë appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani