Masakra e Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Bejlerin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur pas 25 vitesh dosjen që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”, pikërisht për këtë çështje është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe Fredi Dhionis Bejleri.

Posta kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër u përball prillin e vitit 1994 me një sulm agresorësh grekë, të cilët pasi vranë rojen ushtarin Arsen Gjini dhe komandantin e repartit kapiten i Parë Fatmir Shehu plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër.

Fiqiri Shehu vëllai i komandantit të postës kufitare, kapitenit të vrarë Fatmir Shehu kërkoi edhe një herë gjetjen e vrasësve.