Aktualitet

‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/ Në Shkodër policia shoqëron disa persona

Loading...

SHKODËR- Ndërsa opozita ka thirrur një protestë kombëtare për t’u mbajtur pasditen e sotme në orën 18:30, ka nisur lëvizja e protestuesve nga rrethet.

“Edi Rama ka filluar shoqërimet edhe në Shkodër. Ai është në grahmat e fundit. Edi Rama ka arrestuar disa persona dje, si dhe 10 të tjerë që kërkon t’i arrestojë sot. Ai i ka nisur arrestimet me invalidin Gjergj Çuni”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike Shkodër, Xhevdet Amuli.

Amuli i bën thirrje Ramës të heqë dorë nga arrestimet e protestuesve.

Po ashtu, mësohet se janë nisur protestuesit edhe nga rrethe të tjera drejt Tiranës. 

Loading...

Degët lokale të Partisë Demokratike ndajnë edhe numrin e saktë të qytetarëve të nisur nga Korça. Nga Devolli janë nisur rreth 900 protestues, nga Pogradeci mbi 800 dhe nga Kolonja të paktën 500 protestues.

Bëhet e ditur se nga Berati janë nisur rreth 1 000 protestues drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

The post ‘Marshojnë’ drejt Tiranës protestuesit nga rrethet/ Në Shkodër policia shoqëron disa persona appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani