Aktualitet Lajme

“Marshimet me kapsolla, xhiro bosh” Rama-Bashës: Kur do flasim? –

Loading...

TIRANE

Ka reaguar përmes një postimi në twitter kryeministri Edi Rama pas marshimit të opozitës së bashkuar. “Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund” shkruan Rama ndërsa duket se si me studentët ka kthyer pyetjen “Kur do flasim” edhe për kryedemokratin Basha.

Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund👎 Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë🙏Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat!Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?🤝

Pyetja klasike e Ramës, ‘kur do flasim’ duket se vjen edhe pas deklaratave të njëpanjëshme të ndërkombëtarëve pasditen e kësaj të hëne, të cilët ndërsa dënuan dhunën në protestë theksuan njëzëri se qeveria e opozita duhet të ulen urgjentish për të dialoguar.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...