KOSOVA

Marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë t’i shndërrojmë në një dimension të ri –

Loading...

10:38, 16 Maj 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell.

Haradinaj tha se ka ardhur koha që marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm.

“Mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Me Komisionerin për Tregti për Europë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell, shprehëm vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe diskutuam për mundësitë e rritjes e investimeve nga kompanitë britanike në Kosovë”.

“Të arriturat e vendit në avancimin e infrastrukturës ligjore, veçmas me Ligjin e Investimeve Strategjike, kanë hapur kapitull të ri për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe janë garantues për investitorët e huaj”, ka shkruar Haradinaj.

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani