Marina feston ditëlindjen, Getoari i bën urimin më romantik gruas që e la pa fjalë atë

Ditën e sotme, moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, feston ditëlindjen e saj dhe për të afërmit e saj, është një ditë shumë speciale.

Që në orët e para të mesnatës, bashkëshorti i Marinës dhe reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, i ka bërë një super urim bashkëshortes.

“Ditëlindja jote është rilindje për mua… Gëzuar e shtrenjta ime”, ka shkruar Getoari krah një fotoje të Marinës që ka publikuar në Instagram, ndërsa Marina ia ka kthyer: “Ti je i shtrenjti im… të dua!”.

Por nuk ka munguar as urimi i motrës së Marinës, Luana Vjollcës, e cila ka publikuar një video me të në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. Dashuria ime e përjetshme. Ti e di që pa ty s’do isha asgjë”, ka shkruar Luana për të motrën.

 

The post Marina feston ditëlindjen, Getoari i bën urimin më romantik gruas që e la pa fjalë atë appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi