Politike

Mandati jonë nuk është çështje për diskutim –

Loading...

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pas mbledhjes me Kryesinë e Partisë Socialiste. Ai tha se në takim u diskutua mbi strategjinë që do të ndjekë në vazhdim selia rozë. Kryeministri theksoi se është dakordësuar që të ngrihet në një nivel të ri dialogu me njerëzit, sipërmarrësit, brenda partisë në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit dhe me opozitën parlamentare dhe joparlamentare.

“Kemi bërë një diskutim lidhur me strategjinë sepse ne jemi një organizatë që funksionojmë në bazë strategjie, pastaj hap pas hapi vijnë edhe lëvizjet taktike. Kemi dakordësuar besoj të gjithë që është shumë e rëndësishme të ngremë në një nivel të ri dialogun me të gjithë, me qytetarët, me sipërmarrjen, me njerëzit e zakonshëm në çdo sektor pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre politike. Dialogun e brendshëm në parti që do të nisë intensivisht edhe në funksion të zgjedhjeve, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër edhe dialogu me opozitën jashtëparlamentare”, tha Rama.

Loading...

Ai deklaroi se PS-ja është e gatshme të ulet në tryezë, por nuk negocion mandatin që i kanë dhënë njerëzit për të qeverisur.

“Ne jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë pa asnjë përjashtim dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe patjetër edhe për çka është e rëndësishme të adresohet në funksion të rregullave të lojës që do të thotë në funksion të reformës zgjedhore. Për sa i përket Kushtetutës, ligjshmërisë dhe mandatin tonë qeverisës këto nuk janë çështje që i kemi për diskutim me askënd tjetër sepse lidhen me detyrimet tona. Kemi detyrimin të mbajmë me nder dhe dinjitet një mandat që na është dhënë për të qeverisur deri në vitin 2021”, tha Rama.

Fokusi i PS-së sipas Ramës janë njerëzit dhe jo problemet e opozitës dhe të presidentit. Datën 13 Tetor të dekretuar nga Presidenti për zgjedhjet lokale, Rama tha se e sheh si një ditë të zakonshme, duke u shprehur se “zgjedhjet janë bërë më 30 Qershor”. Për sa i përket kandidaturës së Presidentit Meta për Kontrollin e Lartë i Shtetit, Petraq Milo, kryeministri tha se nuk është në dijeni të këtij propozimi ende./abcnews.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani