Sport

Manchester City hetohet nga UEFA –

Loading...

UEFA po heton Manchester City për parregullsishë financiare. Gjithçka është konfirmuar të enjten me anë të një deklarate në faqen zyrtare të Unionit Europian të Shoqatave të Futbollit. UEFA ka qenë e kujdesshme në njoftimin e saj, ndërsa në media thuhet se janë sponsorizimet fiktive, që kanë sjellë shkeljet financiare. Në lupë janë më shumë se 200 milionë sterlina në 2012 dhe 2013.

Loading...

Ky hetim i UEFA-s nuk është kaluar lehtë nga Manchester City, që reagoi me anë të një komunikate. “Manchester City është i zhgënjyer, por jo i habitur nga njoftimi i Bordit të Kontrollit Financiar. Kemi besim te një zhvillim pozitiv i çështjes kur të gjykohet nga një trupë e pavarur.

Akuzat për parregullsi janë tërësisisht false dhe bordi nuk ka marrë parasysh shumë prova të ofruara nga Manchester City. Vendimi ka gabime, interpretime të gabuara dhe konfuzion në një proçes krejtësisht i gabuar, i pakënaqshëm, i kufizuar dhe armiqësor ndaj klubit tonë” – shkruhet në komunikatë. Në media përflitet se Manchester City rrezikon deri në përjashtimin nga kupat e Europës.

Tv Klan

 

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani