Sport

Manchester City fiton Premierligës – por mësoni se a do të marrë medalje Aro Muric!

Loading...

Skuadra e Manchester Cityt edhe zyrtarisht është kampion i Premierligës për edicionin 2018/19.

Megjithatë, disa prej lojtarëve nuk do të fitojnë medaljen e fituesve, pasi ka rregulla strikte për këtë – përcjell GazetaBlic.

Lojtarët duhet të kenë bërë më së paku pesë paraqitje për të marrë një medalje të fituesit të Premierligës. Rregullat u ndryshuan nga sezonin 2012/13 – pasi deri atëherë nevojiteshin 10 ndeshje për të marrë një medalje.


Bordi i Premier Ligës mund të japë medalje shtesë për lojtarët që kanë bërë më pak se pesë ndeshje – por kjo zakonisht rezervohet për portierët rezervë dhe lojtarët e dëmtuar.

Sipas rregullave, portieri kosovar i Manchester Cityt, Aro Muric nuk mund të fitojë një medalje, por Bordi i Premierligës mund të vendos që ai të marrë një të tillë – për shkak se ka qenë portieri i dytë i ekipit, pas lëndimit të Bravos.

City ka shfrytëzuar 21 lojtarë në ligë këtë sezon dhe të gjithë kanë luajtur më shumë se pesë ndeshje.

Guardiola ka qenë i mirë me rotacionin e skuadrës së tij gjatë gjithë sezonit. Danilo është lojtari që ka bërë më pak paraqitje në ligë nga lojtarët e aktivizuar, me vetëm 10 paraqitje.

Burimi

Loading...