Aktualitet Lajme

Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë –

Loading...

TIRANE

Në Ditën Botërore të Hipertensionit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik organizuan Forumin Shkencor me temë: “Kontrolli Mjekësor Bazë, në kuadër të mbulimit shëndetësor universal”, ku u prezantuan gjetjet pas 4 vitesh zbatim të programit kombëtar “Si je?” për grupmoshën 35-70 vjeç.

Manastirliu nënvizoi se në 4 vite janë më shumë se 90 mijë qytetarë që janë referuar për vizita të specializuara, pas rezultateve që ka prodhuar kontrolli mjekësor bazë.

“Sot pas 4 vitesh, të dhënat tregojnë se 1 në 7 persona ka vlera mbi normat të hipertensionit; 1 në 4 qytetarë rezultojnë me kolesterol të lartë, pra kanë rrezik të lartë për tu prekur nga sëmundjet e zemrës;   1 në 6 raste ka rezultuar me vlera më të larta të glicemisë, që orjenton për sëmundje të diabetit;  1 në 30 qytetare ka probleme me konsumin e lartë të alkoolit”, u shpreh Ministrja.

Duke u ndalur tek një prej të dhënave të Kontrollit Mjekësor Bazë, Manastirliu tha: “Kontrolli mjekësor bazë ka zbuluar më shumë se 73 mijë qytetarë në fazën prediabetike. Kapja e hershme e diabetit do të thotë që të kesh mundësi ta parandalosh sëmundjen nëpërmjet sitlit të jetës, dietës të shëndetëshme dhe pa patur nevojë për t’u trajtuar me medikamente”.

Sa i përket akuzave që janë hedhur mbi këtë program, ministrja Manastirliu u shpreh se sot, pas 4 vitesh, përgjigjen më të mirë ndaj këyre akuzave e kanë dhënë mbi 1 milion qytetarë që e kanë kryer kontrollin mjekësor.

“Akuza të pavërteta, të artikuluara nga goja e atyre që kanë dashur të hedhin baltë mbi këtë program kaq të vlefshëm. Ne nuk bëjmë politikë me sëmundjen dhe shëndetin, ne bëjmë politika për shëndetin. Pas 4 vitesh të realizimit të këtij programi, kontrollet që kanë realizuar qytetarët janë përgjigja më e mirë për akuza të pabaza. Shpenzimet për shëndetin nuk janë kosto, janë investime”, tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...