Aktualitet

“Makthi i grekëve”/ Shkatërrohet banda e grabitësve në Athinë, arrestohen 6 shqiptarë

Loading...

GREQI- 6 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke në Athinë. Operacioni për kapjen e shqiptarëve u zhvillua në Athinë, Kesariani, Neëa Lonia, Acharnes dhe Artemisa.

Sipas raportortimit të mediave greke, shqiptarët e arrestuar janë përkatësisht të moshës nga 22 në 41 vjeç. Ata janë të akuzuar për 9 grabitje në shtetin fqinj.

Gjatë grabitjeve, shqiptarët vepronin zakonisht gjatë orëve të para të mëngjesit, ku nën kërcënimin e armëve, arrinin të merrnin shuma të koniderueshme parash dhe sendesh me vlerë. Gjatë kontrolleve në banesat ku jetonin shqiptarët,  janë gjetur disa armë që i përdornin në krimet e tyre si dhe mbi një kg drogë, e llojit kanabis.

Ata përdornin maska dhe doreza gjatë grabitjeve, duke mos lënë gjurmë, çka e bëri edhe më të vështirë arrestimin e tyre nga policia greke.

(a.m/dosja.al)

The post “Makthi i grekëve”/ Shkatërrohet banda e grabitësve në Athinë, arrestohen 6 shqiptarë appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani