Lifestyle

Makina më e shtrenjtë në botë blihet nga një anonim

Loading...

Bugatti ka krijuar dhe ka shitur makinën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro.

“La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.

“Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.

Përveç kësaj, ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizenjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.