Sport

Mahrez: Nuk e kam ndërmend të largohem nga Manchester City

Loading...

Riyad Mahrez ka vendosur të qëndrojë në Manchester City edhe në edicionet e ardhshme.

Sulmuesi algjerian Mahrez, i cili fitoi Premierligën me Leicester në vitin 2016, u transferua në City verën e kaluar për 60 milionë euro, përcjell GazetaBlic.

Mesfushori ka startuar në vetëm 14 ndeshje në Premier League këtë sezon, por ishte vendimtar në takimin e fundit, pasi realizoi një super gol ndaj Brighton.

Loading...

“Nuk është e lehtë për të ardhur në një ekip, i cili fitoi gjithçka sezonin e kaluar”, tha fillimisht ai.

“Por unë jam shumë i sigurt për veten time dhe kurrë nuk dyshoj cilësinë time. Jam shumë i lumtur këtu. Duhet të qëndroj i fortë – sepse është pjesë e personalitetit tim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani