Sport

Lukaku, Inter ndryshon strategji, ofertë edhe për yllin brazilian –

Loading...

Nuk ishte një mision që i dha një zgjidhje përfundimtare çështjes Lukaku por sigurisht ishte një takim në nivele të larta për të kuptuar nëse ekziston ndonjë mundësi për të transferuar belgun në Milano. Gjatë takimit në Londër, Piero Ausilo shfaqi dhe një herë kërkesën e Interit për të blerë kartonin e Lukakut por nga ana tjetër drejtuesit e Man.United nuk bëjnë asnjë skonto, kërkojnë 83 milion euro. Kjo është një shumë e lartë për Interit por sipas “La Gazzetta dello Sport”, ekziston një mundësi që Inter të paguaj kartonin e Lukakut me dy këste.

La Gazzetta
La Gazzetta

Nga ana tjetër, Inter nuk ka asnjë pengesë në lidhje me lojtarin, akordin ndërmjet tyre e kanë gjetur prej kohësh: kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitoj 9 milion euro ne sezon. Conte dhe Lukaku shpresojnë shumë të bashkohen më 20 korrik, ditë në të cilën Inter dhe Man.United do të luajnë për International Champions Cup në Singapor.

Loading...
Barella
Barella

Në pritje të Lukakut, Inter ka mbyllur përfundimisht çështjen Nicolo Barella. Zikaltërit kanë gjetur akordin përfundimtarë me Cagliarin për transferimin e mesfushorit në Milano: 45 milion euro, shumë kjo e cila do të ndahet, 10 për huazimin, 30 për blerjen e kartonit dhe 5 të tjera në formë bonusesh. Barella do të firmos një kontratë deri në 2024 nga ku do të përfitoj 2,5 milion euro ne sezon.

Dani Alvesh
Dani Alvesh

Jo vetëm Lukaku, Dzeko e Barella, Inter është vënë në kërkim edhe të një mbrojtësi krahu. Në fillim dukej si fantazi por drejtuesit zikaltër janë takuar në Milano me agjentët e Dani Alves. Braziliani do të ishte një goditje e madhe me parametra zero ndërsa kërkesa e tij është e parë: 7 milion euro ne sezon.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani