Sport

Luftë për Europa League dhe mbijetesë –

Loading...

Java e 34-të do të luhet e gjitha të shtunën në orën 16:30. Kukësi dhe Skënderbeu është një sfidë që ka pritshmëri të mëdha. Verilindorët do të siguronin Europën me një fitore në këtë përballje, por nuk do të jetë e lehtë ndaj korçarëve, që kanë si objektiv vendin e tretë.

Në Durrës vizitor do të jetë Partizani kampion. Demat janë të pamotivuar pas fitores së titullit. “Djemtë e detit” në krahun tjetër janë në garë për një biletë për në Europa League.

Loading...

Laçi do të kërkojë Europën nga transferta me Flamurtarin. Kuqezinjtë janë në një moment jo të mirë, ndërsa Laçi ka si objektiv maksiumin e pikëve, pasi Europa është synimi i vetëm i bardhezinjve.

Ndeshja që pritet me më shumë interes është ajo mes Tiranës dhe Kastriotit. Krutanët synojnë fitoren në kryeqytet për të vijuar garën e tyre për mbijetesë, pasi në të kundërt do ta kishin shumë të vështirë për të shpresuar qëndrimin në elitë. Te Tirana janë të bindur se do bëjnë kthesën pas humbjes me Partizanin. Një sukses në këtë ndeshje do të ishte shumë i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët do hidhini një hap shumë të sigurt drejt mbijetesës.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani