Lifestyle

Loredana u shtir si vajza e tij për të vje.dhur paratë, avokati i njohur zvicerian shpërthen ndaj reperes

Loading...

Loredana Zefi u akuzua nga çifti zvicerian dhe nga një kompani që jepte varka me qira se kishte përdorur emrin e avokatit të njohur zvicerian, Valentin Landmann, për të kryer mashtrimet e saj.

Mbi këto lajme, ka reaguar së fundmi vet Landmann, i cili thotë se Loredana duhet të ishte në paraburgim dhe jo të kishte udhëtuar drejt Kosovës të premten, ku edhe mbajti konferencën për shtyp.

“Blick” raporton se Landmann është shprehur se duke u bazuar mbi historitë që janë thënë deri më tani, duhet të ishte marrë një vendim për Loredanën, ndërsa e ka cilësuar si të rrezikshëm udhëtimin e saj në Kosovë, pasi mund të ketë më shumë viktima të përfshira në këtë rast.

Në lidhje me përdorimin e emrit të tij nga Loredana, Landmann është shprehur se nuk duhet të kishte ndodhur dhe është acaruar nga ky lajm, por se nuk do të marri masa ligjore ndaj saj.

Ndërkaq, Loredana është rikthyer sërish në Zvicër, siç e ka treguar dhe nëpërmjet disa postimeve në Instagram.

Video: https://www.facebook.com/blick/videos/402603160561585/?v=402603160561585

The post Loredana u shtir si vajza e tij për të vje.dhur paratë, avokati i njohur zvicerian shpërthen ndaj reperes appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...