Sport

Loftus-Cheek: Ne duam që Hazard të qëndrojë

Loading...

E ardhmja e Eden Hazard në Chelsea mbetet e pasigurt – por mesazhi i shokut të tij është i prerë dhe i qartë: “Të gjithë duam që ai të qëndrojë”.

28-vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim prej 100 milionë euro në Real Madrid – dhe si duket marrëveshja do të arrihet në verë, shkruan Gazetablic.

Hazard njoftoi kohët e fundit se ka vendosur të largohet përfundimisht nga Chelsea – dhe destinacioni më i favorshëm për të është klubi mbretërorë spanjoll Reali.


Ndërkaq shoku i tij tek Chelsea, Loftus-Cheekn tha:

Loading...

“Unë mendoj se do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Chelsean, por edhe një nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur në Angli”

“Mendoj se ajo se çfarë ka bërë për Chelsea gjatë shtatë viteve të fundit është i mrekullueshëm dhe ai ka ndihmuar Chelsean të fitojë tituj të Premierligës – tituj të Evropa Ligës”.

“Ai është një lojtar i talentuar, por ai ka ende kohë për të përmirësuar dhe të jetë edhe më magjik”, shtoi Loftus-Cheek.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani