Sport

Liverpool – Tottenham: Ja kush do të jetë gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

Loading...

Gjyqtari nga Sllovenia, Damir Skomina, do të ndajë drejtësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Tottenham dhe Liverpool.

Më 1 qershor në ‘Wanda Metropolitano’, Tottenham dhe Liverpool do të zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve.


UEFA drejtësinë në këtë finale ia ka besuar Damir Skominas.

42 vjeçari ka përvojë të madhe evropiane, ku ka referuar edhe dy finale të Ligës së Evropës, atë të vitit 2012 mes Chelsea dhe Atletico Madrid dhe të vitit 2017 mes Ajax dhe Manchester United.

Skomina këtë sezon në Ligën e Kampionëve ka drejtuar në katër ndeshje, përfshirë edhe derbin mes Liverpool dhe Napolit, e fituar 1:0 nga të kuqtë.

Burimi

Loading...