Lifestyle

Lista e të dashurave të kampionit të F1. Rita Ora një prej tyre! (Foto)

Loading...

Nga një lidhje e gjatë me Nicole Zcherzinger deri tek thashethemet për flirtime me Sofia Richie dhe Barbara Palvin, kjo është jeta e komplikuar dashurore e kampionit të Formula One, Lewis Hamilton.

Duke nisur nga modelet dhe duke vazhduar me yjet e muzikës pop e deri tek fituese të konkurseve të bukurisë, nuk është aspak surprizë që kampioni i Formula One ka një listë kaq të gjatë!

Supozohet dhe mendohet se këngëtarja me origjinë shqiptare është pjesë e kësaj liste. Rita Ora kaloj disa pushime romantike së bashku me Hamilton, në Korrik të vitit 2016.

Rita dhe Lewis nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen e tyre por janë parë së bashkë në shumë raste. Ata shijuan pushime sekrete nën rrezet e diellit dhe Rita është fotografuar duke dalë nga apartamenti i tij pasi mendohet të kenë kaluar natës së bashku.

Në nëntor të vitit 2016, Rita luajti rolin e të dashurës ideale duke e suportuar në Abu Dhabi, ku Hamilton ishte i detyruar të dorëzonte kurorën Nico Rosberg-ut.

Loading...