KOSOVA Lajme

Limaj: Përplasja mes Thaçit e Haradinajt po e dëmton vendin

Loading...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e ftohta mes udhëheqësve të vendit.

Limaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se përplasja mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, “po e dëmton vendin”.

Haradinaj ka deklaruar mbrëmë në të njëjtin emision televiziv se me Thaçin është “i prishur”.


Limaj po ashtu ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar të gabuar udhëheqjen e dialogut nga presidenti Thaçi.

Sipas Limajt, Haradinaj ka gabuar që ia ka lëshuar Thaçit kompetencat për dialogun.

Limaj po ashtu ka deklaruar se nuk e di se si dhe nga kush lindi tema e “korrigjimit të kufijve”.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani