Aktualitet

LIBRAZHD/ Grabitet shtëpia e kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin miliona lekë. Policia fsheh ngjajren

Loading...

LIBRAZHD- Një grabitje ka ndodhur në Librazhd, ku mësohet se  pre e hajdutëve ka rënë banesa e kunatit të Bashkim Finos.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa banesa që është grabitur është e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino.

Shtëpia e tij ndodhet në lagjen e njohur si ‘Ushtaraku’, dhe mësohet se shuma e grabitur është rreth 1.5 milionë lekë.

Xhani njihet si një biznesmen në qytet, ndërsa mësohet se maskat kanë hyrë ditën në shtëpi në të cilën në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në banesë.  

(A.B. Dosja.al)

The post LIBRAZHD/ Grabitet shtëpia e kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin miliona lekë. Policia fsheh ngjajren appeared first on .

Marre nga

Loading...