KOSOVA

Lepenci në duar të Matoshit, pasurohet edhe me peshq –

Loading...

11:47, 16 Maj 2019

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë sot “dorëzimin” e përgjegjësisë për lumin Lepenc tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Kjo u bë pas rehabilitimit të tij në kuadër të punimeve që janë bërë për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, njofton .

Me këtë rast të dy ministrat kanë pasuruar me një sasi të peshqve këtë lum.

Ministri Lekaj tha se jemi këtu për të treguar se si mbrohet ambienti.

“Ne sot bëmë një peshkëzim të lumit Lepenc me qëllim që qytetarëve t’ju japim një lum të pastër, një ambient të pastër, ju po e shihni edhe strukturën që e përshkon këtë lum që tani është kthyer në gjendjen e mëparshme”.

Ndërsa i pari i Mjedisit, Fatmir Matoshi tha se së shpejti kompania do të pajiset edhe me leje mjedisore për këtë projekt.

“Jemi të obliguar që si instirucione ta kthejmë lumin në gjendjen e mëparshme dhe mos të lëmë dëme të pariparueshme përgjatë punëve që kryhen. Këtu në këtë autostradë lumi Lepenc ka qenë i degraduar gjatë ndërtimit dhe si ministri kemi kërku kthimin në gjendjën e mëparshme dhe ajo qe shohim sot është jë shtrat mirë i rregulluar dhe do të presim që pas kësaj kompania të aplikojë për leje mjedisore dhe sigurisht se do të pajiset”.

Nga të dy ministrat u vlerësua lartë puna që është bërë edhe në ndërtimin e kësaj autostrade.

Marre nga KlanKosova

Loading...