Lëndoi kryeplakun e fshatit, 25 vjeçari bën veprimin e papritur

Shtetasi me inicialet S.V, që plagosi tre ditë më parë kryeplakun në fshatin Gribë të Elbasanit, është vetëdorëzuar në rajonin e policisë në Korçë.

Policia bën të ditur se 25 vjeçari është dorëzuar në polici pasi u fsheh prej disa ditësh në Korçë, kur plagosi shtetasin T.V me armë zjarri të premten.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 12.04.2018 në fshatin Gribë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi T.V., specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin S.V., 25 vjeç, nga Griba. Shtetasi S.V. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V. dhe menjëherë pas ngjarjes u largua për t’u fshehur drejt qytetit të Korçës. Pas një pune të mirë-organizuar dhe intensive u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, u ushtruan kontrolle të shumta nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e DVP Korçë, e pas negociatave me familjarët, autori është vetë-dorëzuar në DVP Korçë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”, njofton policia.

The post Lëndoi kryeplakun e fshatit, 25 vjeçari bën veprimin e papritur appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.