KOSOVA

LDK kërkon që Brovina t’i kërkojë falje ish-deputetes së tyre

Loading...

Lidhja Demokratik e Kosovës, LDK, kërkon që deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina , t’i kërkojë falje ish-deputetes së kësaj partie Mevlyde Saraçi.

Kjo pasi Brovina ka thënë që fotografinë e publikuar dje në Kuvend e ka marrë nga ish-deputetja Saraçi.

“Është e papranueshme kjo deklaratë e znj. Brovina që tenton që fajin për mosprofesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët. Është e udhës që znj. Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj”.

“Përgjegjësia profesionale, ligjore, morale dhe etike për dokumentet që prezanton znj. Brovina i takon asaj, vetëm asaj dhe askujt tjetër.

“Mirëpresim kërkim falje nga deputetja Brovina drejtuar znj. Saraçi, LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët i traumatizoi me dokumente të rreme. Një deputete që respekton qytetarët që i kanë besuar votën, sot do të dorëzonte mandatin e saj e jo të tentojë të shfajësojë mosprofesionalizmin e saj duke akuzuar të tjerët”, shkruhet në komunikatën e LDK-së.

Marre nga KlanKosova

Loading...