Sport

Largimi i Alegrit, ja cilët gëzojnë e cilët jo te Juventusi –

Loading...

Padyshim që ndërprerja e marrëdhënies mes Masimiliano Alegrit dhe Juventusit ka qenë lajmi i ditës sot. Trajneri livornez dhe klubi bardhezi i kanë dhënë fund një martese 5-vjeçare, e kurotëzuar me 11 tituj të fituar, mes të cilëve 5 tituj kampionë radhazi, që vijuan ecurinë e mëparshme të ciklit Konte.

Alegri nuk do të qëndrojë më në krye të Juventusit pas përfundimit të këtij sezoni, ndërsa do të dalë nesër në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin Anjeli, ku do të sqarojnë arsyet e këtij divorci, që ka befasuar jo pak ambientin bardhezi, pasi më herët ishte folur për një rinovim të kontratës së trajnerit livornez.

Loading...

Me largimin e Alegrit ndryshojnë krejtësisht strategjitë e merkatos së Juventusit. Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Nedved dhe Paratiçi do të nisin të ndërtojnë skuadrën e re. Lojtarë që priten të konfirmohen janë Kanselo dhe Dibala, të cilët vuajtën jo pak me Alegrin, ndërsa me valixhe në dorë mund ta konsiderojnë veten Pjaniç, Manxukiç, Khedira, Aleks Sandro, Duglas Kosta dhe De Shiljo.

(Balkanweb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani