Sport

Lampard flet për largimin e Hazard, ka një këshillë për Sarrin

Loading...

Frank Lampard i ka kërkuar Maurizio Sarrit t’i besojë të rinjve të Chelseat për të mbushur boshllëkun e lënë nga Eden Hazard – i cili do të transferohet në Real Madrid.

Mediat në Francë pohojnë se Hazard do të bëhet transferimi i parë i Real Madridit në merkaton e verës – përcjell GazetaBlic.

Madrid pritet të bëjë një njoftim zyrtar pas pjesëmarrjes së Chelsea në finalen e Europa League në fund të këtij muaji.


Lampard, i cili ishte shokë i skuadrës me Hazard për dy sezone, pranon se largimi i së Hazard do të dëmtojë Chelsean, por ai është i bindur se Sarri ka lojtarë të rinj për të ndihmuar ekipin.

“Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë. Mendoj që të gjithë e dimë këtë”, tha Lampard, tani trajneri i Derby, për talkSPORT.

“Ne e kemi parë atë në Premier Ligë dhe ai ka qenë një lojtar fantastik. Ishte një ndjenjë e mirë për të luajtur me të. Sigurisht që do të jetë zhgënjyese për ta humbur atë. Ju nuk mund ta zëvendësoni Eden Hazard, ju duhet të gjeni mënyra dhe në këtë rast Sarri duhet të luajë me lojtarë të rinj, pasi Chelsea ka shumë talentë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...