Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e regjimit 41/bis

Loading...

TIRANË– Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka udhëzuar drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela për zbatimin e regjimit 41/bis.

Lajmi për zbatimin e këtij sistemi në burgjet shqiptare u dha nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe prokurori italian Federico Cafiero De Raho më 29 janar.

Regjimi i posaçëm “41 Bis”, i aplikuar për herë të parë në shtetin italian në vitet 1992, do të aplikohet për herë të parë për 270 të burgosur.

Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara.

Çfarë është sistemi “41 bis”?

Loading...

Ky sistem është vendosur për herë të parë në Itali në ’92-shin, pas problemeve që kishte vendi me kriminalitetin dhe komunikimin që të burgosurit bënin me njerëz të tjerë për të vijuar punën me drejtimin e organizatave kriminale.

Ky regjim parashikon zero kontakt me botën e jashtme, 1 orë ajrim, ndalim i përdorimit të parave nga jashtë brenda burgut, telefonata të regjistruara audio dhe video. Gjithashtu, sipas modelit Italian, këta të burgosur nuk lejohen të kenë më shumë se 1 takim në muaj me familjarët e tyre, ndërkohë që biseda është e regjistruar. Ndalohen sendet personale në qeli, ndërkohë që këta persona e kanë të ndaluar të flasin me të burgosurit e tjerë dhe të qëndrojnë më shumë se 4 persona së bashku për më shumë se dy orë në ditë.

vijon…

(k.m./dosja.al)

The post LAJMI I FUNDIT/ Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e regjimit 41/bis appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani