KOSOVA Lajme

Lajmërohet Kadri Veseli: Ja çka thotë për foton e publikuar nga Flora Brovina

Loading...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar edhe një here, pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e parties së tij, Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

“Nuk e di nëse fotografitë janë të vërteta apo nuk janë”, është shprehur ai.

“Por ajo që e di unë dhe e di çdo njeri se gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe përdhunimet kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai.


Për situatën e krijuar, ai ka deklaruar: “Është e rëndë, është shqetësuese.”

“Ta kalojmë këtë moment të vështirë me besim”, ka porositur ai, me optimizëm.

Veseli ka deklaruar se nuk ka qenë “në dijeni fare” për fotografinë që do të publikonte Brovina.

Marre nga GazetaBlic

Loading...