Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ AKU gjobit rrjetin e supermarketit CONAD, tregtonin mallra jashtë standarteve (Foto)

Loading...

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka vijuar punën për kontrollin zyrtar të përmbushjes së kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.Në njoftimin e bërë publik nga AKU, thuhet se  gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licensuar për tregtimin e produkteve ushqimore, u konstatua se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtronte atë.

 

 

NJOFTIM PUBLIK

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën per kontrollin zyrtar të përmbushjes së kerkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, insopektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë,  kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën këto masa:

1.Masë administrative “Gjobë” me  vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2.Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3.Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4.Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

 

The post LAJM I FUNDIT/ AKU gjobit rrjetin e supermarketit CONAD, tregtonin mallra jashtë standarteve (Foto) appeared first on .

Marre nga

Loading...