Sport

Ky është reagimi i Dukagjinit pasi humbi ndeshjen kundër Vushtrrisë në tavolinë

Loading...

Skuadra e Dukagjinit edhe pse në fushë e kishte fituar ndeshjen me Vushtrrinë 4-3, Komisioni i Garave i FFK-së vendosi që kjo ndeshje të regjistrohej me rezultat 3-0 në të mirë të Vushtrrisë.

Kjo për shkak që Dukagjini kishte angazhuar futbollistin Granit Elezaj që nuk kishte pasur drejt loje. Dukagjini i Klinës e ka pranuar gabimin dhe ka kërkuar falje.

Ky është njoftimi i skuadrës nga Klina.


Reagimi i KF Dukagjinit

Loading...

Ndeshja e javës se 28të regjistrohet me rezultat zyrtare 0:3, ndaj nesh dhe ne të mirë të Vushtrris, pas një lëshimi ne kontrollimin e kartonave të verdhë. Diçka e pafalshme njëkohesisht e dhimbshme pas krejt asaj punë dhe atij organizimi përgjatë 28javësh.

Gabimet ndodhin, edhe pse nuk është dashur të ndodh fatkeqsisht. Por një gjë është e sigurt gjithqka mbetet prap ne dorën tonë, ne dy ndeshje dy finalet, jemi një pikë para Beses dhe dy para Vëllaznimit.

Nese dim të festojm kur fitojm duhet edhe ne këso situata të pranojm gabimin dhe kerkimfaljen, sa do që është e pa pranushme.

Andaj të Merkuren ndaj 2 Korrikut, të përkrahum djemt tanë të cillët njesoj si çdo Klinas janë të prekur thellsisht nga kjo ndodhi.

Nuk ka rrugë tjetër, duhet dy fitore ne dy ndeshjet e fundit, të gjithë ne Prishtinë për të vazhduar ëndrrën tonë. JEMI NJË

Me respekt dhe kerkimfalje, KF DUKAGJINI.

Burimi

Loading...
SuperDyqani