Lajme

Kuvend, miratohet hetimi për shkeljen e Kushtetutës nga presidenti Meta

Loading...

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar raportin për ngritjen e komisionit parlamentar hetimor për shqyrtimin e mundësisë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Me 13 vota pro e një votë kundër, raporti i miratuar shoqërohej me propozim drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për gritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Presidentin e Republikës, për të hetuar shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore.

Raporti u prezantua nga deputeti Adnor Shameti, i cili theksoi se, sipas deputetëve kërkues, Ilir Meta, në kapacitetin e tij si President i Republikës, kishte shkelur Kushtetutën me nxjerrjen e dekretit për anulimin e zgjedhjeve vendore.

Ndonëse raporti është miratuar, deputeti socialist Spartak Braho ka vënë në dukje se ai ka një mangësi thelbësore. “Do preferoja të ishte dhe dispozita përkatëse se çfarë është shkelur nga Kushtetuta,” – ka thënë deputeti Braho.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani